Maqedoni
Imunizimi i qytetarëve në rrugën e duhur, është rritur interesimi tek fëmijët për tu vaksinuar
25.09.2021 15:59
Imunizimi i qytetarëve në vend po shkon në rrugën e duhur, vaksina ka mjaftueshëm....

Imunizimi i qytetarëve në vend po shkon në rrugën e duhur, vaksina ka mjaftueshëm. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon format e rënda të sëmundjes, zvogëlon mundësitë për infektim, theksojnë nga autoritet shëndetësore. Iteresimi i fëmijëve është rritur nëpër pikat e vaksinimit nga fillimi i vitit shkollor.
“Ne jemi të përgaditur dhe shpresojh se vaksinimi do të rrjedh edhe më tej si duhet ashtu siq ka rrjedhur deri më tani pas snjë problem. Nga fillimi i vitit shkollor interesi tek fëmijëlt për tu vakcinuar është rritur të moshës prej 12 deri në 18 vjeq.”, u shpreh një mjeke.
Qyterët të interesuar për dozën e tretë
Qytetarët thonë se janë të gatshëm të pranojnë edhe dozën e tretë të vaksinës nëse është e nevojshme për tu mbrojtur nga virusi.
“Nese duhet dhe nëse thonë se mbronë atëher ne jemi për tu vaksinuar edhe për dozen e tretë”...
“Të shohim se do të vendoset nese fillojnë të vaksinohen pse jo edhe ne mos të vaksinohemi.”, thamë qytetarët.
Qytetaret të ndarë për skrinigun në shkolla
Ndërsa prindërit janë të ndarë në mendime sa i përket paralajmrimit nga minsitria e shëndetësisë për skrining testimit të nxënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme me teste të shpejta antigjene.
“Në moshë të vogël fëmijët të mbajnë maska në shkollë por tani edhe të testohen kjo do të jetë stres për moshën që kanë fëmijët”...
“Unë mendoj që është mirë të behet skrinig dhe të mos përhapet më shumë virusi nëpër shkolla.”, thanë prindërit.
Në Maqedoninë e Veriut. gjatë ditës së djeshme, janë vaksinuar gjithsej 6.897 qytetarë, kurse dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 1.717 persona. Ndërsa në vend gjithsej janë rivaksinuar 714.135 qytetarë.Me numrat e fundit, 55% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës dhe 31% e popullsisë mbi 18-39 vjeç janë vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës.
REJHANE BUSHI METAJ
