Covid statistikat, 17 të vdekur, 392 infektime, 339 të shëruar
Të dhënat e fundit nga Instituti I shendetit Publik falsin qe Në 24 orët e fundit janë regjistruar 339 persona...

Të dhënat e fundit nga Instituti i Shëndetit Publik falsin që në 24 orët e fundit janë regjistruar 339 persona të shëruar nga Covid-19 në vend dhe 392 të infektuar.
Me numër infektimes kryeson Shkupi me 180 të infektuar, pastaj vjen Kumanova me 32 të infektuar, Kavadarci ka 20 të infektuar, Manastiri 18, Koçani 17, Prilepi dhe Velesi me nga 16 secila, Kërçova 14, Tetova, Ohëri dhe Shtipi me nga 11 të infektuar, Gjevgjelia dhe Kriva Pallanka me nga 7, Kratova 6, Radovishi dhe Valandova nga 4, Resnja dhe Probistipi nga 3, Gostivari, Strumica, Dellçeva dhe Vinica me nga 2 secila, dhe me nga një person të infektuar janë Negotina, Dibra, Berova dhe Demir Kapia.
Instituti i Shëndetit Publik njofton edhe për 17 viktima, 8 prej tyre nga Shkupi, 2 nga Koçani dhe nga një person të vdekur në Gostivar, Tetovë, Veles, Radovish, Shtip, Manastir, dhe Valandovë. Të gjithë personat e raportuar vdiqën në spital. Për më tepër, sipas Regjistrit të vdekjeve me diagnozë KOVID-19 nga Moj Termin, u raportuan edhe 3 persona të tjerë, me një datë të vdekjes në periudhën nga 12.09.2021 deri në 22.09.2021. Këta persona të vdekur janë 2 nga Shkupi dhe një person i vdekur nga Gostivari.
Nga 4.633 teste, indeksi i të infektuarve shënon 8.5%. Aktualisht në vend janë mbi 12 mijë raste aktive.
