Maqedoni

Kërçovë, të deleguarit firmosën Kodeksin e Etikës, kandidatët për kryetarë, të zënë me punë

25.09.2021 17:27

Pas nënshkrimit të Kodit të Etikes për zgjedhjet lokale të 17 tetorit ditë më parë nga krerët e subjekteve politike...

Pas nënshkrimit të Kodit të Etikes për zgjedhjet lokale të 17 tetorit ditë më parë nga krerët e subjekteve politike, ka vazhduar nënshkrimi edhe në çdo komunë nga të gjithë kandidatët për kryetarë të subjekteve politik dhe atyre të pavarur. Por në Kërçovë megjithatë, kandidatët për kryetarë kishin obligime të tjera sot, e nuk erdhën të nënshkruanin Kodin Etik.

Me përjashtim të kandidatit nga partia “Epoka e tretë Maqedonase”, i cili erdhi të vërë personalisht firmën etij, kandidatët e tjerë dërguan përfaqësuesit e tyre. Edhe këta të fundit erdhën veç e veç.
 
“Kërkoj ndjesë aktivitetet e BDI-së janë shumë të gjëra dhe të zgjëruara, ai është sot në Shkup për aktivitiete të caktuara”, tha Adem Karaga, përfaqësues i kandidatit të BDI-së - Kërçovë.
 
“Ne sot edhe pse nuk ishte prezent kandidati i pavarur, Fatmir Limani për arsyje teknike edhe sepse është në një udhëtim zyrar, ne si prëfaqësues nënshkruam kodin zgjedhor për zgjedhje korekte dhe demokaritke”, tha Agim Sadiku, përfaqësues i kandidatit të pavarur, Fatmir Limani.
 
“Mendoj personalisht që do të ishte më mirë, të gjithë bashkarisht ta nënshkruanin”, tha Llaze Jakimovski, përfaqësues i kandidatit të VMRO-DPMNE-së – Kërçovë.
 
Kodi i Etikës që nënshkruhet para zgjedhjeve, është një mënyrë angazhimi e kandidatëve për një proces korrekt, ku nuk guxon të jetë pranishme gjuha e urrejtjes dhe asnjë lloj diskriminimi, në mëyrë që të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të ushtrohen pa kufizime arbitrare. Zgjedhjet lokale  do të mbahen me 17 tetor , fushata zyrtarisht fillon më 27 shtator dhe do të zgjasë deri më 15 tetor.
 
ZEKIRJA MEXHITI