Maqedoni
Regjistrimi i popullsisë, Selami: Procesi do të përfundon me kohë
25.09.2021 17:46
Kanë mbetur edhe disa ditë deri në përfundimin e procesit të regjistrimit.....

Kanë mbetur edhe disa ditë deri në përfundimin e procesit të regjistrimit. Zv/drejtori I Statistikave Ilmi Selami shprehet I bindur se procesi I regjistrimit do të përfundojë në afatin e paraparë më 30 shtator. Sipas tij, dëshmi për këtë është edhe ritmi me të cilin janë regjistruar qytetarët ditëve të fundit.
“Gjithçka do të përfundojë ashtu siç duhet. Domethënë do të kemi më 30 shtator një regjistrim të suksesshëm dhe një process I mabruar me sukses. Them nëse gjithcka shkon mirë, sepse kur vareni nga teknologjia jo gjithmonë jeni të sigurtë se gjithëka do të mbarojë ashtu siç keni planifikuar. Mirëpo, po them duke marrë parasysh se I kemi përforcuar kapacitetet, I kemi bërë mburojat e duhura që mungonin ditët e para, sistemin e kemi përforcuar, shpresoj se gjithcka do të përfundojë ashtu siç duhet.”, tha Ilmi Selami, zv/drejtor i Entit për Statistika.
Selami: Diaspora përfshihet në popullsinë e përgjithshme
Selami sqaroi edhe dilemën në lidhje me atë se a do të përfshihet diaspora në numrin e përgjithshëm të popullsisë. Ai tha se ligji flet qartë se edhe diaspora përfshihet në popullsinë e përgjithshme, ndërsa deklaratat e fundit në lidhje me këtë, i quajti si kalkulime parazgjedhore të partive politike maqedonase.
“Ligji thotë se janë tri kategori për tu regjistruar në bazë të ligjit për regjistrim në Maqedoni të Veriut. Pra, regjistrohen rezidentët, ato janë njerëz të cilët janë të lindur, jetojnë dhe punojnë në Maqedoni të Veirut. Mandej, regjistrohen jo-rezidentët, ata të cilët janë me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe jetojnë në mërgatë. Dhe kategoria e tretë, e cila e përbën shumën e këtyre dyjave, domethënë kategoria e popullatës së përgjithshme të të regjistruarëve, që paraqet rezidentët plus jo-rezidentët.”, tha Selami.
Selami gjithashtu sqaroi se vetregjistrimi I diasporës mbetet I sigurtë. Sa I përket deklarimeve të tij të para disa ditëve për sulme të mundshme kibernetike, Selami sqaroi se sulmet e tilla nuk mund të dëmtojnë pjesën e të dhënave të regjistruara, por vetëm se mund të bllokojnë procesin për ato që dëshirojnë të regjistrohen tani. Tani për tani platforma për vetregjistrim është e qasëshme, shtoi Selami.
ERSAN PAJAZITI
