Ekonomi

Rritja e çmimeve dhe inflacioni i lartë, Dauti: Pandemia rriti çmimet dhe shpenzimet

25.09.2021 17:58

Çmimet më të larta në bursat botërore por edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike...

Çmimet më të larta në bursat botërore por edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe naftës kanë ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të miellit, bukës, vajit dhe ushqimeve tjera bazë në vendin tonë. Të dhënat statistikore flasin se të fundit në serinë e rritjes së çmimeve janë çmimet me pakicë të të gjitha produkteve që u rritën me 5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Banka Popullore  ka njoftuar se inflacioni në vend është më i lartë se sa pritej. Nga janari deri në gusht, rritja mesatare vjetore e çmimeve ishte 2.7 përqind dhe rritja e çmimeve pritet të vazhdojë për shkak të pasigurisë në tregjet e huaja. 
 
Afaristi Xhamail Dauti thekson se kjo rritje e çmimeve ishte e pritshme për shkak të pandemisë e cila ka ndikuar edhe në rritjen e shpenzimeve të tranpsportit të cilat më pastaj ndikojnë në rritje të çmimeve finale.
 
“Ekspërtët kohë më parë paralajmëruan se do të ketë çregullim të tregut dhe ekonomisë dhe kjo lëvizje e çmimeve është si rezultat i çrregullimit që ndodh për shkak të pandemisë. Kemi rritje të transportit ujor në mënyrë maramendëse. Nga 1500 dollarë kemi rritje të transportit ujor deri në 12 mijë dollarë .Ka produkt i cili vlerën e ka 5mi dollarë ndërsa duesh të paguash tranport 10 mijë dollarë dhe është shumë normal se ai artikull do të ndikon në lëndët e para.”, tha Xhemail Dauti, afarist.
 
Dauti: Shteti duhet të rrisë rrogat 
 
Dauti shton se shteti duhet të intervenojë për rritjë të rrogave që sa më lehtë të përballohet shtrenjtimi i produkteve.
 
“Që nga korriku kemi bërë lëvizje të rrogave në mënyrë komplete. Duke pasur parasysh se rriten harxhimet ne si kompani patëm  mundësi për rritje të rrogave  dhe e bëmë këtë. Diku tjetër duhet shteti të intervenoj me ndonjë masë që përballja me rritjen e cmimeve të jetë më e lehtë.”, tha Dauti.
 
Por nga qeveria shtojnë se fillimisht do të presin që zgjedhjet të përfundojnë e pastaj do ti shqyrtojnë mundësitë për masa shtësë për të mbrojtur qytetarët nga goditjet e çmimeve për të cilat tashmë  kompanitë kanë njoftuar.
 
GAZMEND KURTISHI