Maqedoni
Kontesti me Bullgarinë, Ramadani: Kyçja e SHBA-ve, shpresë për tejkalim të dallimeve
25.09.2021 18:15
Kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë mund të zgjidhet vetëm me ndërmjetësim të SHBA-ve....

Kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë mund të zgjidhet vetëm me ndërmjetësim të SHBA-ve thotë analisti politik Ismet Ramadani. BE në këtë rast nuk mund të veprojë sa duhet për faktin se ka të bëjë me dy shtete: njëri anëtar dhe tjetri aspirant dhe për arsyen e mënyrës së arritjes së konsensusit. Kyqja më e fuqishme e SHBA-ve në kontestin dypalësh jep shpresë se dallimet mes Shkupit dhe Sofjes do të zgjidhen deri në fund të vitit, thotë Ramadani.
“Ajo që duhet ta kemi parasysh dhe të na shtohet optimizmi, definitivsht jemi në një fazë kur adminsitrata amerikane e Bajdenit po etablohet dhe gjithnjë e më shumë po kyqet në Ballkani Perëndimor, me faktin që ka caktuar të dërguar special për Evropë dhe Ballkan, atëherë duhet të presim që kjo administratë e cila do ndihmohet kuptohet edhe nga BE do jetë më efikase dhe do të zgjidhet kontesti me Bullagrinë dhe do të na shkurtohet ose hapet rruga drejt BE-së.”, tha Ismet Ramadani, analist politik.
Ramadani thekson se për të arritur zgjidhje, palët në kontest duhet të gjejnë kompromis dhe të mos mbrojnë të kaluarën duke djegur të ardhmen.
“Duhet pasur parasysh se edhe ne si shtet duhet të pranojmë një fakt se nuk zgjidhen problemet pa kompromise dhe nëse kompromiset shkojnë deri në atë që mos preket identiteti dhe gjuha dhe çështjet tjera historike të cilat nuk na ndihmojmë nëse nisemi prej një mllefi apo konteksti historik i cili ka vlejt në të kaluarën dhe tani ta përdorim dhe vemë në funksion, pra për të penguar bisedimet, rrugën drejt BE-së.”, tha Ramadani.
Sa i përket qëndrimit bullgar, analisti politik Ramadani mendon se Bullgaria kësaj radhe nuk do të mundet para Amerikës të arsyetojë kërkesat absurde që nuk janë element i demokracisë dhe botës së civilizuar.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
