Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, TVM 2 gati për prezentimin e fushatës
26.09.2021 12:04
Të hënën fillon fushata zgjedhore, bashkë me të edhe obligimet ligjore të Servisit Publik...

Të hënën fillon fushata zgjedhore, bashkë me të edhe obligimet ligjore të Servisit Publik, që përmes edicioneve informative dhe debateve, të bëjë mbulimin mediatik të procesit zgjedhor, sipas rregullativës zgjedhore. Ashtu si kemi vepruar që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, edhe në ditët sa do të zgjasë fushata zgjedhore, TVM 2 do të sigurojë mbulim të procesit zgjedhor në mënyrë të balancuar, të drejtë e të paanshme, në të gjithë programin e tij, duke mundësuar kushte të njejta për qasje të barabartë , për të gjithë pjesmarrësit në procesin zgjedhor.
Sipas nenit 76 të Kodit Zgjedhor, “Servisi publik është i detyruar të sigurojë përfaqësim të adekuat të pjesmarrësve në fushatën zgjedhore, më saktë, 30% e kohës në edicionet qëndrore informative do t’iu kushtohet informacioneve nga ngjarjet e ditës në vend dhe botë, 30% e kohës ndahen për aktivitetet e partive politike në pushtet, 30% e kohës për aktivitetet e partive politike në opozitë dhe 10 % për aktivitetet e partive politike , që nuk janë të përfaqësuara në Kuvendin e RM-së”.
Rregullativa ligjore nuk parashikon kohë televizive për aktivitetet e kandidatëve të pavarur, por marrë arasysh detyrimin ndaj shikuesve dhe rolin e Servisit publik, TVM 2 do të përpiqet që të mbulojë sipas mundësive , edhe aktivitetet e tyre, në kuadër të kohës prej 10% , që sipas ligjit u takon aktiviteteve të partive politike, që nuk janë të përfaqësuara në Kuvend. TVM 2 do të respektojë në tërësi edhe obligimet që dalin nga neni 76, alinea 12 e Kodit Zgjedhor, sipas së cilit, “Që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në mbajtjen e tyre, informacionet reth aktiviteteve të rregullta të organeve shtetërore, të komunave dhe qytetit të Shkupit, institucioneve shtetërore si dhe aktivitetet e personave juridikë dhe të tjerëve që sipas ligjit kryejnë funksione publike, nuk guxojnë të jetë në funksion të prezentimit mediatik zgjedhor të asnjë subjekti politik”.
Duke pasur parasysh të drejtën e patjetërsueshme të qytetarëve për informim dhe për qëndrimet e të gjitha subjekteve relevante politike, si dhe ndryshimet në qëndrimet dhe politikat e këtyre subjekteve, vecanërisht në periudhën e zgjejdheve , TVM 2 do të fokusohet në emetimin e emisioneve debative që nisin nga kjo e martë e deri më 15 tetor, përmes të cilave qytetarët më lehtë do të mund të kuptojnë qëndrimet e kandidatëve për kryetarë komunash . Në rastet kur kandiatët e caktuar do të refuzojnë ftesën për pjesmarrje në debat, TVM 2 do të lërë karriken të shprazur dhe do të njoftojë shikuesit për arsyet e refuzimit. Gjithashtu gjatë këtyre javëve të fushatës, kandidatët kanë të drejtë ligjore të shfrytëzojnë edhe minutazhin e caktuar si pjesë e “Prezetimit zgjedhor pa pagesë”, me minutazh të njejtë për të gjithë pjesmarrësit që duan ta shfrytëzojnë. Çdo javë ndërkohë, ecuria e procesit zgjedhor, do të analizohet me ekpertë e analistë edhe në emisionin debativ, Argument.
TVM 2 është në shërbim të shikuesve të tij dhe të së drejtës së tyre për të qenë të informuar në mënyrë korrekte.
