Maqedoni

Shkup,152 kundërvajtje trafiku, 46 për tejkalim të shpejtësisë

26.09.2021 12:22

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik....

Në territorin e qytetit të Shkupit në kuadër të kontrolleve të përforcuara rrugore janë shqiptuar gjithsej 152 masa, prej të cilave 63 për tejkalim të shpejtësisë, 11 sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 9 gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, 11 gjoba për automjete në gjendje jo të rregulltë teknike dhe të paregjistruara.

Poashtu janë shqiptuar edhe tri sanksione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, shtatë gjoba për shoferë fillestar,tetë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit dhe gjashtëdhjetë e dy sanksione për parkim në mënyrë të parregulltë të automjeteve.

Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. MPB apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave  dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.