Botë
Zgjedhjet në Gjermani, gjermanët votojnë për Bundestagun e ri
26.09.2021 12:50
Gjermanët këtë të diel i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri...

Gjermanët këtë të diel i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri apo përbërjen e re të Bundestagut Gjerman, në zgjedhjet që pritet ta formësojnë të ardhmen e Gjermanisë dhe Evropës.
Sistemi elektoral në Gjermani parashikon dy lloj votash, vota e parë për kandidatët e qarqeve për në parlament dhe vota e dytë për partitë. Eshtë pikërisht vota e dytë për partitë që në bazë të numrit të votave përcakton edhe partinë me përqindjen më të lartë e si rrjedhojë edhe se kush do të jetë kancelare apo kancelar.
Sondazhet sugjerojnë se do të jetë një garë e ngushtë për ta zëvendësuar kancelaren, Angela Merkel, e cila po tërhiqet nga politika pas 16 vjetësh në pushtet.Blloku i Merkelit CDU/CSU gjendet afër Social Demokratëve (SPD) të qendrës së majtë – që janë partneri më i vogël në koalicionin aktual qeverisës. Shumica e vëzhguesve presin që pas këtyre zgjedhjeve të formohet një koalicion ndërmjet tre partive, por ende është e paqartë se kush do të bëjë pjesë në qeverisjen e re.
