Maqedoni

Zgjedhjet lokale, të hënën fillon zyrtarisht fushata

26.09.2021 14:20

Të hënën fillon zyrtarisht fushatapër zgjedhjet lokale të 17 tetorit e cila për rrethin e parë përfundon më 15 tetor në mesnatë....

Në garë zgjedhore sipas KSHZ-së, јаnë 299 kandidatë për kryetarë të komunave 571 bartës të listave për këshillin komunal në gjithsej 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Më shumë kandidatë në garë ka për Qytetin e Shkupit. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandër Dashtevski tha se pret nga partitë që të tregohen korrekt deri në fund të fushatës ashtu siç janë zotuar.

“Nga ajo që kemi parë deri më tani, unë konsideroj se do të vazhdoj ashtu, bëhet fjalë për zgjedhje lokale dhe jo për parlamentare  që bëhet garë për fitore apo për marrje të pushtetit, pra janë zgjedhje lokale që është më e rëndishme ajo se kush çfarë do të bëj për komunën. Ashtu që pres  që ato programe të prezantohen dhe mendoj që në këtë drejtim do të zhvillohet fushata dhe edhe me sugjerimin e NDI-së këtë vit e vendosëm në kodeksin  që mos ketë  gjuhë të urrjetjes në kampanjë dhe të mos ketë ketë diskimin ndaj grave politikane.”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.
 
Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të drejtë vote kanë 1 milion e 824 mijë e 864 qytetarë të regjistruar në certifikatën e listës zgjedhore që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i përmbylli të premten. Në këto zgjedhje për herë të parë për identifikimin e votuesve do të përdoren skanerë për shenjat, ndërkohë është paraparë edhe mundësia e votimit me dokument me afat të skaduar, si dhe ata persona që nuk janë të evidentuar në listën zgjedhore, e që i plotësojnë kushtet, do të kenë të drejtën e votës. 
 
Edhe ky cikël zgjedhor ashtu si dy cilket zgjedhore të mëhershme do të mbahen nën protokollet e anticovid, ndërkohë që është paraparë edhe  votim për personat që janë në izolim. Të gjitha partitë janë zotuar se do të bëjnë fushatë të qetë, duke rrespektuar protokollet në fuqi të komisioni për sëmundje infketive. 
 
Kryeparlamentari Talat Xhaferi datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale e shpalli me 7 gusht. Zgjedhjet lokale në rrethin e parë do të mbahen më 17 tetor, fushata zyrtarisht fillon të hënën, kurse përfundon më 15 tetor.  
 
ZEKIRJA MEXHITI