Maqedoni
Regjistrimi i popullsisë, në Tetovë janë regjistruar mbi 76 mijë Qytetarë
26.09.2021 14:44
Në Tetovë deri më tani janë regjistruar mbi 76 mijë qytetar...

Në Tetovë deri më tani janë regjistruar mbi 76 mijë qytetar, procesi I regjistrimi ka shkuar pa probleme, pos renies së rrjetit prej disa minutave ka deklaruar anëtari i komisionit regjistrues Nazmi Dauti.
“Procesi i regjistrimit të popullësisë, rrjeth pa probleme, dhe pa pengesa edhe pse kohe pas kohe hasim me pengesa të vogla me rënien e sistmeit. Përqindja e regjistruesve në Komunë e Tetovës deri në këto momente, ka arritur deri me 76 mijë qytetar të regjistruar.”, tha Nazmi Dauti, antar i komisionit regjistrues.
Regjistruesit në tetove kanë hasur edhe në qytetayrë të cilët kanë refuzuar të regjistrohen, megjithëse numri I tyre është tejet I vogël.
“Kemi të paraqitur raste të tilla, ku regjistruesit janë të obliguar,që të njoftojnë komisionin dhe Entin e Statistikës, për personat të cilët refuzojnë të regjistrohen, dhe me pas është ESHS që vendos, që çfar të bëhët me qytetarët të cilën nuk pranojnë të regjistrohen.” tha Dauti.
Deri në përfundim të regjistrimit si operacion statistikor, kanë mbetur edhe 4 ditë, nderkohë që nga 381 rrethe regjistruese gjithësej në Tetovë, në 20 rajone procesi i regjistrimit të popullates akoma nuk ka filluar. Dauti thotë se regjistrimi në këto rajone fillon prej sot. Edhe në Komunën e Tetovës nga dita e shtunë është hapur punkti për regjistrim, për te gjithë qytetarët e pa regjistruar. Qytetarët munden edhe personalisht të shkojnë në komunën e tyre per tu regjistruar, dhe të mos presin regjistruesit në shtëpitë e tyre.
