Maqedoni

Doza e tretë e vaksinës, Filipçe: Nuk ka termin të caktuar

26.09.2021 15:30

Prej të henën fillon aplikimi për dozen e tretë të vaksinës...

Prej të henën fillon aplikimi për dozen e tretë të vaksinës. Do të aplikohet vetëm për vaksinën Pfizer, pavarësisht llojit të vaksinës në dy dozat e para, dhe me afat ndermjet dozes së dytë dhe të tretë, së paku deri 6 muaj. Autoritetet shëndetësore rekomandojnë marrjen e dozës së tretë, për të gjithë qytetarët mbi moshën 60 vjeç, për pacientët me imunitet të dobët dhe për të gjithë punonjësit shëndetësor pavarësisht moshës. Ministri në dorëheqje Venko Filipce tha se nuk do të ketë termin të caktuar, qytëtarët mundë të shkojnë të marin dozen e tretë në pikat e vaksinimit më të afërtë. 
 
“Të gjithë qytetarët mbi 60 vjeq pas një periudh kohore të marjes së dozes së dytë do të ju vije porosi ne telefon . kjo porosi do të jetë vetëm një kujtesë  dhe me këtë nuk do të kenë një termin të posaqëm apo në ndonjë pikë të vaksinimit. Qëztetarët do të mundë të marin dozën e tretë ku ata e kanë më afër vendbanimit të tyre. Edhe me tej do të funksionoj pika e vaksinimit në sallën e boris trajkoviskit pikat e vaksinimit në poliklinkat në shkup dhe në gjithë vendin.”, tha Venko Filipçe, minister i shëndetësisë.
 
Infektimet në shkolla, Filipçe: T’i zbulojmë rastet asimptomatike 
 
Filipçe tha se ditëve në vijim do të fillojë edhe metodologjia për skrining të testimit të nxënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme me teste të shpejta antigjene. 
 
“Do të fillojmë së pari me pëlqimin nga ana  prindërit dhe do të paraqesim më tej metodologjinë. Unë besoj se përgatitja do të përfundojë gjatë javës së ardhshme dhe se nga ajo javë e tutje ne do të fillojmë procesin e testimit. Qëllimi është zbulimi i bartësve të mundshëm asimptomatikë të virusit, duke ditur se fëmijët janë bartësit më të zakonshëm asimptomatikë të virusit.”, tha Filipçe.
 
Ka filluar të bie numri i rasteve të reja me coronavirus por edhe  numri i rasteve active ne vend. Në fillim të shtatorit në Maqedoni kishte mbi 15 mijë raste aktive, ndërsa momentalisht nga 12.240 raste aktive. Sipas analizave epidemologjike, në Shkup ka më së shumti raste aktive ndërsa më pas vjen Kumanova, Tetova, dhe Ohri. Filipçe edhe njëherë ka paralajmeruar qytetarët të vaksinohen pasi vetëm me dy doza do të mundë të futen në locale apo evinimente të ndryshme. 
 
REJHANE BUSHI METAJ