Maqedoni

Enti i Shtetëror i Statistikave: Janë regjistruar mbi 1 milion e 540 mijë qytetarë

26.09.2021 15:56

Sipas të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave...

Sipas të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave, deri më tani janë regjistruar mbi 1 milion e 540 mijë qytetarë, afër 480 mijë amvisëri  dhe 670 mijë banesa.
 
Përmes aplikacionit online të Entit të Statistikave, nga diaspora janë regjistruar rreth 196 mijë mërgimtarë, nga të gjithë kontinentet. Por numri i më i madh është nga Evropa. Nga Zvicra janë regjistruar rreth 64 mijë perona, nga  Gjermania janë regjistruar rreth 44 500 mërgimtarë, më pas nga Italia mbi 27 mijë, nga Austria rreth 11 300 dhe Shtetet e Bashkuara rreth 8 500 mërgimtarë. Nga  dita e shtune në të gjitha komunat ne nivel nacional janë hapur pika regjistrimi për të gjithë ata  qytetarë të pa regjistruar deri më tani për arsye të ndryshme,  që të shkojnë dhe të regjistrohen personalisht si dhe anetarët e familjes, dhe në mënyrë që, siç thonë nga statistikat, të mos mungojë askush në regjistrim. Sot është dita e 22-të e regjistrimit dhe deri në fund mbeten edhe 4 ditë aktivitete regjistruese.
 
Regjistrimi online i mërgatës filloi në muajin mars, ndërsa do të zgjasë deri në 30 shtator. Për herë të parë në këtë regjistrim, përveç mbledhjes së të dhënave drejtpërdrejt nga popullsia në terren, do të përdoren të dhëna nga e ashtuquajtura Baza e të dhënave para regjistrimit, ku duke futur numrin e ID-së së qytetarit në aplikimin e regjistrimit, të gjitha të dhënat për atë person në bazat e të dhënave në vend tërhiqen automatikisht. Kjo pritet të përshpejtojë të gjithë procesin, që do të thotë se deri në fund të vitit, jo më vonë se janari 2022, të dhënat duhet të publikohen. Pas regjistrimit të vitit 2002, I cili nuk perfundoi ky eshte operacioni I dytë statistikor I regjistrimit, I cili duhet të përfundojë më 30 shtator të këtij viti.
 
REJHANE BUSHI METAJ