Maqedoni
Fushatë kundër kancerit të gjirit, “Borka”: trajtim edhe në kohë pandemie
26.09.2021 16:33
Në shumë qytete të vendit u mbajt fushata kundër kancerit të gjirit....

Në shumë qytete të vendit u mbajt fushata kundër kancerit të gjirit. Një numër i madh i gjinisë femrore kishin dalur për tu senzibilizuar gratë e prekura nga kjo sëmundje. Porositën autoritetet se kanë nevojë për trajtim të vecantë, dhe të mos harrohen për shak të pandemisë
“Ideja dhe konsistimi i gjithë kësaj fushatë është në atë që ne duhet të ngrisim vetëdijen për një hap parandalues ndaj të gjitha grave të cilat duhet ta nisin me vet-kontroll e pastaj me kontrollet sistemore periodike. Detektimi i vonshëm i kancerit të gjirit mund të shpie deri në një tragjedi dhe çdo detektim i hershëm do të thotë shërim.”, tha Liridona Beqiri, koordinatore e OJQ “Borka”.
“Zbulimi i hershëm jep shpresë që kjo sëmundje më lehtë të eliminohet dhe mos të vijmë deri te vështirësimi i gjendjes, kemi barna të reja dhe kjo ngjyrë roze të cilën e mbajmë të gjithë ne sot na asocon në njerëzit që e kanë humbur jetën nga kanceri i gjirit.”, tha Nino Vasev, onkolog.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në Maqedoninë e Veriut për çdo vit regjistrohen 700 deri në 800 raste të reja të kancerit në gji, ndërsa si pasojë e mos trajtimit me kohë jetën e humbin 250 deri në 350 qytetarë. Mjekët këshillojnë se ajo që mund të bëhet për uljen e rrezikut të vdekshmërisë nga kanceri në gji është vet-kontrolli mujor kontroll mamografik në çdo dy vjet .
ARMEND MURSELI
