Maqedoni
Covid statistikat, 336 të infektuar, 17 të vdekur, 222 të shëruar
26.09.2021 16:18
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 336 raste të reja të infektimeve me Covid 19....

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 336 raste të reja të infektimeve me Covid 19.
Betejën me Covid-19 e kanë humbur 17 pacientë. Shkupi dhe Kumanova kanë nga 5 viktima secila, 2 të vdekur janë nga Ohri dhe nga një viktim në Shtip, Veles, Resnje, Radovish dhe Valandovë. Të gjithë personat e raportuar vdiqën në spital.
Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 222 pacientë. Në mbarë vendin janë bërë gjithsej 3.425 teste dhe janë regjistruar 336 raste të reja, me çrast vetëm në Shkup janë regjistruar 169 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Mbas shkupit pasojnë Velesi dhe Strumica ma nga 21 të infektuar, Kumanova me 17 të infektuar, Ohri dhe Kavadari me 15 secila, Manastir me 14, Shtipi 13, Kochani 11, Sveti Nikole 10, Prilepi 6, Tetova 4, Kërçova, Gjevgjelia dhe Kriva Pallanka me nga 3, me nga 2 të infektuar janë Vinica, Kratova dhe Makedonski Brod she me nga një të ifektuar janë Struga, Radovishi, Dibra, Berova dhe Demir Hisari.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 189.887 raste, prej të cilëve 170.956 janë shëruar, kurse 6.594 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 12.337 raste aktive me virusin korona.
