Maqedoni

Lokalet 2021, Neziri: Kandidaturat e pavarura ndihmojnë demokracinë

26.09.2021 16:57

Në pragë të fillimit të fushatës zgjedhore të së hënës, njohësit e rrethanave politike i kanë vlerësuar...

Në pragë të fillimit të fushatës zgjedhore të së hënës, njohësit e rrethanave politike i kanë vlerësuar lartë risitë në këto zgjedhje siç janë kandidaturat e shumta të pavarura për kryetar komune dhe këshilla komunale. Analisti politik Xhelal Neziri për TVM2 thotë se kandidaturat e pavarura paraqet trend trend kudo në rajon, dhe thotë se ndihmon demokracinë. Pret programe dhe oferta interesante, si përgjigje ndaj kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. 
 
“Kanditaturat e pavarura sigurisht se sjellin një freski, frymë të re në garën elektorale. Nuk është se është për herë të parë që të paraqiten kandidaturat e pavarura si për kryetar komune ose këshilltarë të komunave. Kjo gjë është një frymë jo vetëm tek vendet e rajonit që të promovohen edhe figura të reja mbase edhe apartiake për tu zgjidhur në funskionet e ndryshme.”, tha Xhelal Neziri, analist politik .
 
Neziri: Gjasë për fitore, listat e pavarura për këshilltarë
 
Edhe sikur të kenë programet dhe paraqitjet më të mira, kandidatët e pavarur  mund ta kenë të vështirë fitoren në garë  kundrejt kandidatëve të partive politike, thotë Neziri, dhe kjo sepse pjesëmarrja dhe aktiviteti politik i qytetarëve kryesisht është i organizuar nëpërmjet partive politike. 
 
“Sistemi politik i RVM-së, ambienti jonë dhe rrethanat në të cilën ndodhet shteti nuk favorizon edhe aq kandidaturat e pavarura që nuk kanë ndonjë mbështetje nga ndonjë parti e fuqishme politike dhe si të tilla nuk do të arrin rezultat i cili do të ishte suprizë ose befasie për opinionin publik. Pra është mirë që të jepet një kualitet garës zgjedhore dhe debatit, mirëpo rezultatet në fund unë nuk besojë se do të jenë befasuese në kuptim që kandidatët e pavarurë të fitojnë komuna duke mundur kandidatët e partive kryesore politike siç ndodhi në Kroaci me Zagrebin dhe Rjekën.”, tha  Neziri.
 
Gjasat më të madha për të fituar në këto zgjedhje kanë listat e pavarura të këshilltarëve vlerëson Neziri. Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit garojë shumë iniciativa qytetare të cilët mlodhën nënshkrimet e 2% të votuesve në komunat ku garojnë. Aktualisht një listë me përfaqësues të sektorit civil, garon për Tetovën me listën e këshilltarëve “Më mirë për Tetovën”, në Shkup janë listat “Qyteti Human i Gjelbër” dhe “Mundësi për Qendrën”. Lista të tilla të pavarura garojnë edhe në komuna të tjera.
 
REXHEP QAMILI