Maqedoni

Digjitalizimi i arsimit, Prindërit: Nuk kemi mundësi të blejmë tabletë

26.09.2021 17:51

Nxënësit e klasave të katërta këtë vit do të mësojnë me libra digjital....

Nxënësit e klasave të  katërta këtë vit do të mësojnë me libra digjital. Atyre iu është dhënë linku prej ku duhet ti danlodojnë librat digjital, ndërsa tabletët dhe laptopët duhet tua blejnë prindërit. Përjashtim nga ky vendim bëjnë pjesë vetëm prindërit e nxënësve që janë evidentuar si raste sociale. 
 
TVM 2 anketoi prindër të cilët u shprehën se blerja e një laptopi në vlerë prej 8000 denarësh, për shum familje është e papërballueshme, duke pasur parasysh. buxhetin të cilin e posedojnë shumica e familjeve shqiptare në vendin tonë. Përveç aspektit finaciar sipas prindërve teknologjia e re dëmton dhe aspektin psikologjik të fëmijëve, dhe shkakton varshmëri, të shqetësuar shprehen  prindërit.
 
“Tablet unë nuk kam mundësi të blej, i kam tre fëmijë unë personalisht nuk kam para të blej tablet për tre fëmijë”...
 
“Tableti është një dukuri negative për fëmijën, në aspektin shëndetësor ,sepse ne mundohemi vazhdimisht ti largojmë me tableta dhe telefonë por prap organet kompetenete mendojnë ndryshe, por mendoj se duhet të testohet mirë kjo çështje”...
 
“Nxënësit edhe ashtu tërë ditën rrinë para tabletave para kompjuterëve, nuk është mirë por tash ne themi prap atë çfarë thonë nga Ministria e Arsimit ashtu do të bëhet.”, thanë prindërit për TVM2.
 
Drejtoritë e shkollave potencojnë se me tablet janë furrnizuar nxënësit që vijnë nga familje sociale, ndërsa të tjerët kanë siguruar vetë paisjet teknologjike.  
 
“Shkollës tonë i kanë ndarë 25 tabletë për të gjithë ata nxënës që kanë qenë raste sociale me dokumantacion, ndërsa pjesa tjetër e nxënësve kanë pasur mundësi , në kontakt kemi qenë edhe me kujdestarët, janë kompletuar të gjithë dhe mësimi zhvillohet sipas këtij programi.”, tha Faik Xhoni, drejtor në sh. f Kongreis i Manastirit.
 
Libra dhe mësim duhet të ketë thonë nga Nisma, dhe shtojnë se do të dorëzojnë parashtresë deri te Komisioni për Antikoorupsion dhe Avokati i Popullit, sepse nuk pajtohen që tabletët duhet ti blejnë prindërit. Nëse deri më 1 tetor nuk plotësohen kërkesat e tyre ata do të marrin masa tjera.
 
Por nga MASH thonë se shkollat kanë për detyrë ti fotokopjojnë librat dhe nuk tërhiqen nga reforma për digjitalizimin e arsimit. 
 
FLUTURA LATIFI