Zgjedhet lokale të 17 tetorit, sot fillon fushata zgjedhore

27.09.2021 09:57

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021...

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 të caktuara për më 17 tetor edhe zyrtarisht fillon sot dhe do të zgjas deri më 15 tetor në mesnatë. Partitë politike dhe kandidatët e pavarur tanimë i kanë paralajmëruar aktivitetet e tyre.

Partitë më të mëdha politike, fushatën e nisin tradicionalisht nga qytetet e mëdha. LSDM-ja nën moton “Më e mira për komunën tënde, fillon nga Manastiri, VMRO-DPMNE-ja nën moton “Krijo të ardhme të re”, fushatën e fillon nga teatri antik i Ohrit, BDI-ja nga Gostivari, Besa nga Shkupi, edhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa fushatën e tyre e fillojnë nga sheshi Skënderbeu në Shkup.

Të drejtë vote sipas të dhënave statistikore të KSHZ-së, në bazë të certifikimit të listës zgjedhore, kanë gjithsej 1milion e 824 mijë e 864 qytetarë me të drejtë vote.

Për herë të parë në këto zgjedhje do të përdoren edhe fringer print aparatet për identifikimin e shenjave të gishtit. Në garë zgjedhore sipas KSHZ-së, јаnë 299 kandidatë për kryetarë të komunave, 571 bartës të listave për këshillin komunal në gjithsej 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandër Dashtevski tha se pret nga partitë që të tregohen korrekt deri në fund të fushatës ashtu siç janë zotuar.