Regjistrimi i popullsisë, 1.619.857 të regjistruar në vend, 198.589 në Diasporë

27.09.2021 10:21

Kanë mbetur edhe vetëm 3 ditë....

Kanë mbetur edhe vetëm 3 ditë deri në përfundimin e procesit më të rëndësishëm statistikor në vend

Nga ESHS njoftojnë se deri në orën 20 të së dielës, janë regjistruar 1.619.857 persona,  503.491 amvisëri dhe 711.695 banesa.

Mundësia për vetëregjistrim të personave në jashtë vendit, e kanë shfrytëzuar  198.589 qytetarë.

Përveç nga shtëpitë, qytetarët mund të regjistrohen edhe në pika të caktuara në komunat e tyre që i hapi Entit Shtetëror i Statistikës që nga kjo fundjavë. Prandaj, nëse regjistruesit ende nuk kanë ardhur në shtëpië tuaj, shfrytëzoni këtë mundësi të re, në komunat tuaja, ku mund të shkojë vetëm një anëtar i familjes me të dhënat për të gjithë anëtarët e tjerë, e të përfundojë brenda pak minutave regjistrimin.

Edhe pak ditë kanë mbetur në dispozicion pasi zyrtarisht, regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave zgjat  deri më 30 shtator.