Në Kabul vriten pesë ushtarë afganë
11.12.2014 14:31
Një sulmues vetëvrasës në Afganistan, ka shpërthyer eksplozivët e tij në afërsi të një autobusi, që po barte ushtarë afganë në kryeqytetin Kabul.....

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e ditës së enjte. Një zyrtarë nga Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit, në kushte anonimiteti, i ka thënë agjencisë AP se pesë ushtarë janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur.
Talebanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin. Sulmi shënon rifillimin e një fushate anti-qeveritare nga ana e militantëve, pas një kohe kur ka pasur qetësi nga shpërthimet në Kabul.
Javëve të fundit është vërejtur se talebanët kanë në cak ushtarët afganë, stafet diplomatike dhe të huajt në Kabul e përreth.
