Vaksina anti-Covid, që nga sot fillon doza e tretë

27.09.2021 11:01

Qytetarët mbi moshën 60 vjeçare...

Qytetarët mbi moshën 60 vjeçare, punonjësit shëndetësorë dhe personat me sëmundje imunologjike me vërtetim mjeksor ,prej sot do të mund të marrin dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Doza e tretë duhet të merret të paktën 6 muaj pas dozës së dytë.

Qytetarët  mund të paraqiten për vaksinë në “Termini im”.  

Vaksinimi me dozën e tretë kryhet në të gjitha pikat e vaksinimit në vend, ku po kryhet vaksinimi dhe rivaksinimi.

Ndërkaq, deri më 24 shtator në Maqedoninë e Veriut janë aplikuar gjithsej 1.495.762 doza të vaksinës. Prej tyre, 781.623 janë aplikuar në pikat e vaksinimit nëpër shtet dhe në terren, perderisa janë rivaksinuar 714.135 qytetarë.

Deri në fund të vitit, shpërndarja e 100 mijë vaksinave të tjera nga prodhuesi "Pfizer-Biontek" është shpallur përmes mekanizmit Kovacs.

Ministria përkatëse më parë tregoi se Danimarka duhet të njoftojë dhurimin e 250 mijë vaksinave nga prodhuesi "Johnson". (Gyltene Sinani, TVM2)