Tensionet në veri, Vuçiç: Në rast konflikti në Kosovë, i japim 24 orë kohë NATO-s të reagojë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar për tensionin në veri të Kosovës...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar për tensionin në veri të Kosovës duke thënë se nuk ka ndërmend të fusë trupat serbe në lojë , pasi pret që gjithçka të zgjidhet në mënyrë paqësore. Sipas mediave serbe, Vuçiç tha megjithatë se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur serbët në Kosovë.
“Në rast konflikti në Kosovë, do të presim 24 orë NATO-n. Serbia do reagojë e s’do lejojë atë që ndodhi në 1995 ose 2004”, tha Vuçiç në një emission në TV Pink.
Ndër të tjera tha se kishte një plan për të mbyllur kalimet midis Kosovës dhe pjesëve të Serbisë qendrore, ku jetojnë shqiptarë. Foli edhe për avionët “MIG” të ushtrisë serbe që kanë fluturuar në hapësirën ajrore pranë kufirit me Kosovën.
“Tani kemi 14 MiG-29. Ata menduan se po bëja shaka. A nuk ka Serbia të drejtë të ngrejë helikopterët ose aeroplanët e saj në Serbinë qendrore? Përfaqësuesit e BE -së nuk ishin të kënaqur për shtatë ditë për shkak të makinave të blinduara të policisë së Kosovës, dhe i njëjti reagim erdhi kur Serbia tregoi se nuk do të lejonte të poshtërohej”, tha Vuçiç.
