Zgjedhjet lokale 2021, PDSH mbajti konventën promovuese në Tetovë

27.09.2021 11:32

Kadidatët e PDSH-së për kryetarë komunash, në konventën promovuese në Tetovë...

Kadidatët e PDSH-së për kryetarë komunash, në konventën promovuese në Tetovë, premtuan se transparenca, llogaridhënia dhe lufta kundër korrupsionit,  do të jenë  kriteret bazë të punës në 4 vitet e ardhëshme. Premtuan se do të fokusohen tek problemetimediate me të cilat përballen qytetarët e komunave ku garojnë. Kreu i PDSH-së  tha se në këto zgjedhje lokale PDSH  garon me njerëz të pregaditur profesionalisht për të  promovuar shpresën për komunat shqiptare. 

“Është koha e re, PDSH-ja e re. Kemi arritur të zgjdhim një ekip me njerëz sicç thotë motoja jonë të aftë, këmbëngulës, njerëz të cilët I hynë kësaj bejete, jo nga arsyeja e interesit personal, por nga arsyeja e vetejës së përgjithshme për një të ardhme më të mirë.”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

“Me më të zotët ka shpresë” është sllogani i PDSH-së në këto zgjedhje. Kjo parti garon me kandidatë për kryetarë, në 13 komuna, me numrin 11.
 
VISAR SADIKI