Kurti thotë se nuk ka informacione nëse KFOR-i do të ndërhyjë në Veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti....

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për situatën e krijuar në veri të vendit, derisa tregoi se gjatë ditës ka pritur në takim gjeneralin e KFOR-it
Kurti shtoi se nuk ka informacione se mund të ketë ndërhyrje në veri të vendit nga KFOR-i, pavarësisht raportimeve nga mediet.
Por sipas tij, por të gjitha vendimet merren në pajtueshmëri me Policinë që ndodhet atje.
“Ne diskutuam me gjeneralin Federicci për situatën e sigurisë meqenëse en kemi policët atje, dhe atje e bëjnë vlerësimin e situatës. Përmbajtja e vendimeve që i marrim janë shumë profesionale, unë si kryeministër nuk marrë vendime pa qenë në pajtueshmëri me polici. Nuk kam informacion të tillë për ndonjë përgatitje të ndërhyrjes së KFOR-it” – u shpreh Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Kam biseduar dje edhe me sekretarin e NATO-s Jens Stoltenberg, dhe shefin e diplomacisë së BE’së, Josep Borrell ku kam treguar se jemi të gatshëm për takim. Ndërkaq komandanti i përgjithshëm i KFOR-it poashtu është në kontakt me kryetarët e komunave të veriut, dhe është i interesuar që situata të deeskalojë, dhe kështu të kthehemi në paqe të plotë. Komunikimin e kemi të përditshëm, madje çdo orë’’ – deklaroi Kurti.
