Pas takimit me kryeministrin Kurti, Rama tha se qëndrimi i Shqipërisë është i qartë karshi problemit në dy vendkalime kufitare Kosovë-Serbi. Ai ka dënuar sjelljen e Serbisë karshi vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet lidhur me targat.Kërkoi që palët ti kthehen dialogut.
“Nuk ka asnjë diskutim, se është Serbia që duhet ta njohë këtë realitet të pakthyeshëm dhe është vërtetë për të ardhur keq, që në vend të përparimit konkret të dialogut dhe njohjes reciproke dhe çlirimit përfundimtar nga e shkuara, sot jemi dëshmitar të mavrove teatrale të ushtrisë së Serbisë në kufirin e shtetit sovran të Kosovës. Ato manovra nuk mbrojnë qytetarët serb në veriun e Kosovës sikundër pretendohet nga udhëheqja e Beogradit zyrtar.”, tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.
Kurti: Jemi kundër dhunës, duam zbatim të ligjit
Kryeministri Kurti ka mohuar të ketë përgatitje për ndërhyrje nga KFOR-i në veri të Kosovës. Ai thotë se ata nuk marrin asnjë vendim pa u konsultuar më parë me Policinë.
“Diskutuam me komandantin e KFOR për situatën e sigurisë. Vendimet që ne i marrim nuk janë të pastra politike, por të sigurisë. Unë dhe ministri i Brendshëm nuk marrim vendime pa u konsultuar me policinë. Nuk kam informacion për përgatitje të ndërhyrjes së KFOR, kam biseduar dje edhe me Sekretarin e NATO-s dhe Borell. Jemi të hapur për bisedime. Në çdo moment që organizohet takimi do të shkojmë në Bruksel.”, tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.
Situata në veri, ushtarët e KFOR-it mbërrijnë në Jarinjë
Ushtarët e KFOR-it janë pozicionuar këtë të hënë pranë Pikës Kufitare të Jarinjës, ku njësiti special I policisë së Kosovës është vendosur prej tetë ditësh. KFOR-i është duke e monitoruar nga afër situatën në të gjithë Kosovën duke e zbatuar mandatin e tij, thotë nga Misionit Paqeruajtës. Serbia ka vendosur katër automjete të blinduara rreth dy kilometra larg nga zona kufitare. Ditë më herët pressidenti Serb Aleksandar Vuciq ka reaguar pas kërkesës së sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg për vetëpërmbajtje dhe kthim në dialog. Vuçiç i ka dhënë ultimatum NATO-s se nëse serbët e veriut të Kosovës preken dhe nëse ajo nuk reagon brenda 24 orëve, atëherë do të ndërhyjë shteti serb. Flitet se këtë javë pritet rikthimi I dialogut mes palëve negociatore në Bruksel.
MERITA GASHI