Zgjedhjet lokale 2021, I.Q “Për Kumanovën tonë” nis fushatën

27.09.2021 13:08

Iniciativa qytetare “Për Kumanovën tonë”...

Iniciativa qytetare “Për Kumanovën tonë”, premton koncept qytetar me projekte për një Kumanovë më të mirë për të jetuar

“Ne planifikojme të bëjmë një kampanjë pozitive.  Në periudhën e ardhëshme, ne do tu përkushtohemi të gjithë atyre projekteve të cilat në të ardhmen  ky koncept qytetar dëshiron t’ua ofrojë qytetarëve të komunës së Kumanovës. Të kemi një qytet më të bukur, më të gjelbërt, më me përspektivë, një qytet më europian. Një vend ku të gjithë do të duam të mbesim për të jetuar” – u shpreh Kandidati nga I.Q “Për Kumanovën Tonë”, Maksim Dimitrievski.