Maqedoni
Nis dhënia e dozës së tretë, ka qytetarë të interesuar për vaksinim shtesë
27.09.2021 13:39
Qytetarët mbi moshën 60 vjeçare, punonjësit shëndetësorë dhe personat me sëmundje imunologjike me vërtetim mjeksor...

Qytetarët mbi moshën 60 vjeçare, punonjësit shëndetësorë dhe personat me sëmundje imunologjike me vërtetim mjeksor, tani do të mund të marrin dozën e tretë të vaksinës kundër Kovid-19. Doza e tretë duhet të merret të paktën 6 muaj pas dozës së dytë. Qytetarët mund të paraqiten për dozë e tretë në “Termini im”. Vaksinimi me këtë dozë shtesë, kryhet në të gjitha pikat e vaksinimit në vend, ku po kryhet vaksinimi me dozën e parë dhe rivaksinimi.
“Po vaksinojmË njerz të cilët janë me sëmundje të rënda, pacientË të cilët janë në dializ. Në këtë periudhë, njerzit janë më shumë të informuar rreth vaksinimit, e dinë se cilët persona duhet të vaksinohen me dozen e tretë dhe që nga mëngjesi vecmë janë disa të vaksinuar me dozen e tretë.”, tha Boro Radevski, udhëheqës i poliklinikës Jane Sandanski.
Qytetarët thonë se do ta marin dozen e tretë vaksinës, nëse e kanë të nevojshme për shkaqe shëndetësore.
“Normalisht që nëse duhet, do të vaksinohem edhe me dozën e tretë, nëse jo nuk do e marr. Nga vaksina e parë kisha simptoma, kisha dhimbje në krah dhe pak temperaturë”...
“Po, nëse është e nevojshme do të vaksinohem edhe me dozen e tretë.”, thanë qytetarët.
Deri më 24 shtator në vend janë aplikuar 1.495.762 doza të vaksinës. Prej tyre, janë rivaksinuar 714.135 qytetarë. Deri në fund të vitit, pritet arritja e 100 mijë vaksinave të tjera nga prodhuesi "Pfizer-Biontek", përmes mekanizmit Kovacs. Edhe Danimarka ka premtuar dhurimin e 250 mijë vaksinave nga prodhuesi "Johnson"
GYLTENE SINANI
