Botë
Tërmet në Kretë, 1 viktimë mbi 1000 shtëpi të pabanueshme
27.09.2021 14:07
Tërmeti i fortë, me magnitudë 6 i shkallës Rihter, që goditi mëngjesin e sotëm ishullin e Kretës në Greqi....

Tërmeti i fortë, me magnitudë 6 i shkallës Rihter, që goditi mëngjesin e sotëm ishullin e Kretës në Greqi i mori jetën një 58-vjeçarI, ndërsa numri i personave të lënduar deri tani, raportohet të jetë 11.
Të paktën 1000 shtëpi në zonën e Iraklios dhe veçanërisht në Arkalochori, janë konsideruar të pabanueshme sipas vlerësimeve fillestare. Autoritetet lokale po përgatiten të ngrenë një kamp të përkohshëm në këtë fshat për strehimin e banorëve.
Mbrojtja Civile ka aktivizuar me njëherë planin “Tërmeti” ndërsa një grup i ekipit të shpëtimit EMAK është nisur me një avion C130 bashkë me zyrtarë të qeverisë për të inspektuar gjendjen dhe për të dhënë ndihmën e parë në zonat e dëmtuara. Janë regjistruar edhe lëkundje të tjera dy prej tyre me fuqi 3.7 dhe 4.5 të shkallës Rihter.
