Maqedoni

Nis zyrtarsht fushata zgjedhore, mbërritën 980 aparate “fingerprint”

27.09.2021 14:29

Nisi edhe zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, e cila do të zgjasë deri në 15 tetor në mesnatë...

Nisi edhe zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, e cila do të zgjasë deri në 15 tetor në mesnatë. 301 kandidatë konkurojnë për kryetar komune dhe janë paraqitur gjithsej 576 lista këshilltarësh. 12 kandidatë dhe 687 këshilltarë do të luftojnë për kryeqytetin. Të gjithë njoftojnë se do ta drejtojnë fushatën kryesisht në rrjetet sociale dhe takimet me qytetarët. 
 
Dashtevski: Presim shumë shpejt aparatet e tjera
 
Ka mbërritur ndërkohë edhe sasia e dytë e terminaleve për skanimin e gjurmëve të gishtërinjve , që për herë të parë do të përdoren në këto zgjedhje. Në rrjedhë është edukimi i anëtarëve të organeve zgjedhore, e paralelisht po rrjedhin edhe të gjitha aktivitetet e tjera.
 
“Janë  gjithsej 980 aparate, ato do të ruhen në Shtëpinë e ARM së  sepse nuk kemi shumë hapsirë në KSHZ dhe pas zgjedhjeve do të dërgohen në ndonjë depo ku do të jenë të sigurta. Për dy tre ditë do të arrijë dërgesa e dyte dhe e tretë. E kemi të ditur se me 24 shtator mbyllet Kodi Zgjedhor, i njejti ishte në përpunim eletronik që të mund më vonë të shtypet, nga e marta  mund të fillojë plotësimi dhe nëse organizohet  mirë çdo gjë do të  përfundojë një javë para zgjedhjeve, do të mbetet vetëm distribuimi i aparateve.”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.
 
Në zgjedhjet lokale , të drejtë vote kanë 1,824,864 qytetarë.  Edhe këtë vit zgjedhjet do të mbahen me zbatimin e masave anti Covid dhe do të krijohen komisione të veçanta zgjedhore për ata që do të shprehin interes për të votuar dhe ditën e zgjedhjeve, e që janë  të izoluar ose Covid  pozitivë. Procesi do të vëzhgohet nga Misioni I  OSBE/ODIHR-së dhe organizata të tjera. Afati për akreditim të vëzhguesve për zgjedhjet përfundon më 6 tetor.
 
Parregullsitë eventuale do t’i monitorojë edhe komisioni i përkohshëm i ngritur nga Prokuroria Themelore Publike, ndërkohë që edhe Avokati i popullit  ka hapur linjën telefonike pa pagesë 0800 54321, në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo lloj shkelje të të drejtave të tyre, si fushatës zgjedhore dhe në ditët e mbajtjes së rrethit të parë dhe të dytë të Zgjedhjeve lokale . Për paraqitje të shkeljeve eventuale, qytetarët mund të drejtohen edhe në gjashtë zyret rajonale të Avokatit të Popullit, çdo ditë pune. 
 
FLUTURA LATIFI