Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, ASH-Alternativa nisin fushatën nga Shkupi

27.09.2021 15:05

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nisin fushatën elektorale nga sheshi Skenderbeu në Shkup...

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nisin fushatën elektorale nga sheshi Skenderbeu në Shkup. Koalicioni opozitar në këtë garë zgjedhore zotohet për zgjedhje fer dhe demokratike. Vizion për këto lokale kanë decentralizimin e tërësishëm të pushtetit për zhvillimin e biznesit. Sipas kryetarit të Aleancës Ziadin Sela, në një deklaratë të dhënë ditë më parë, bizensi është i rëndësishëm në zhvillimin e komunave dhe është  element I cili e bën kuptimplotë dhe I jep vërtetësi premtimeve elektorale që ata japin. Kjo sipas Selës do të realizohej me decentralizim, marrje të kompetencave nga pushteti qëndror në mënyrë që hapja e një biznesi të varet tërësisht nga pushteti lokal.
 
Sipas ASH –së qytetarët që duan të meren me biznes duan sa më pak burokraci, në sa më pak dyer të trokasin në momentinqë duan të hapin një biznes. Përpos uljes së biznesit me rëndësi sipas tyre është edhe menaxhimi I plotë i komunave me resurset natyrore që posedojnë.
 
Përpos aspektit ekonomik partitë zotohen në përmirësimin e kushteve infrastruktirore në komuna, arsimit e shëndetësisë. Koalicioni  Aleanaca për SHqiptarët dhe Alternativa besojnë në fitoren e lokale me rikandidimin e tre kryetarëve që deri më tani kanë udhëhequr me komunat si dhe shumë komuna të tjera të vendit.
 
MERALE ISMAILI