Maqedoni

ASHAM: Politikanët u shërbejnë politikave ditore

27.09.2021 15:33

Identiteti, gjuha dhe shteti maqedonas mbijetojnë vetëm duke i mbrojtur interesat shtetërore....

Identiteti, gjuha dhe shteti maqedonas mbijetojnë vetëm duke i mbrojtur interesat shtetërore, dhe jo duke i shërbyer politikës ditore, vlerësoi kryetari i ASHAM-it, Lupço Kocarev. Maqedonia i ka mbijetuar shumë perandorëve vetëm për shkak të stoicizmit që ka dëshmuar, tha ai.
 
“Politikanët e sotëm ju shërbejnë interesave politike ditore  dhe gjeostrategjike dhe jo interesave shtetërore që sot së bashku I festojmë. Gëzimi, krenaria, paqja dalin nga bindja dhe siguria ime se shteti maqedonas, identitieti, gjuha, shkenca dhe arti do të mbijetojnë në këto hapsira në shekujt që do vijnë.”, tha Lupço Kocarev, kryetar i ASHAM-it.
 
Cërvenkovski: Jemi shtet i korruptuar, duhen reforma
 
Shteti jonë është i korruptuar sepse nuk ka sundim  të ligjit dhe as demokraci, vlerësoi ish presidenti Crvenkovski. Për problemin me Bullgarinë tha se u hap “kutia e pandorës” sepse Sofja rriti kërkesat për identitetin maqedonas për të cilën sipas tij, nuk mundet kompromis.  Lidhur me integrimin në BE, pajtohet se nuk kemi aletrantivë tjetër, dhe se reformat duhet jetësuar, pa marrë parasysh nëse jemi brenda apo jashtë BE-së.
 
“Unë alternativë nuk shoh as nëj lindje as në Lindjen e Largët. Pyetja ime është nëse në  rast kemi kapacitet vetanak të përgjithshëm, vullnet politik dhe vision të qartë, të qëndrojmë dhe zhvillohemi si shtets sovran edhe pa anëtarsim të plotë në BE? A jemi në gjendje ti plotësojmë të gjitha kushtet e nevojshme në të gjitha fushat?”, tha Branko Crvenkovski, ish president.
 
Pendarovski: Të gjejmë zgjidhje për problemet aktuale
 
Presidenti aktual  I shtetit zgjidhjen me Bullgarinë  e sheh vetëm në kuadër të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë. Zgjidhja gjendet vetëm nëse i referohemi problemeve aktuale, pa u futur në histori të largët, tha Pendarovski. 
 
“Duhet të gjejmë zgjidhje për problemet aktuale dhe jo për ato të të 901-shit, 903-shit, 41-shit dhe 91-shit? Vetëm në këtë mënyrë do të mbijtojmë në botën e re, që është para syve tanë!”, tha Stevo Pendarovski, kryetar i shtetit.
 
Këto komente u thanë në takim shkencor të ASHAM-it për 30 vjetorin e pavasisë së shtetit.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU