Maqedoni

Dita botërore e turizmit, autoritetet: Masat e qeverisë, dhanë rezultate

27.09.2021 15:51

Autoritetet presin zbutje të masave në periudhën në vazhdim, nëse qytetarët dhe restoranet..

Autoritetet presin zbutje të masave në periudhën në vazhdim, nëse qytetarët dhe restoranet i respektojnë protokollet aktuale. megjithatë ministri I ekonomisë Kreshnik Bekteshi nuk deshi të japë sqarime nëse do të ketë lehtësim ose heqje eventuale,  përsëriti se Qeveria u përmbahet rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.
 
“Nëse të gjithë i respektojmë  masat, shifrat do të ulen dhe do të ketë mundësi për zbutje. Jam i bindur se do të ketë lehtësime në periudhën e dimrit nëse kështu respektohen masat sikur tani,  nga ana e restoraneve dhe nga ana e qytetarëve, por nuk mund të them nëse do të hiqen. Ne gjithmonë do t’i respektojmë rekomandimet e Komisionit pët Sëmundje Ngjitëse.”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
 
Autoritetet përkujtojnë se pikërisht për shkak të masave patëm një sezon turistik të suksesshëm, në një kohë kur turizmi në të gjithë botën ishte një nga industritë më të prekura nga pandemia Covid 19 në dy vitet e fundit. Nga Oda e Turizmit thonë se nuk kishte aq turistë sa prisnin, por marë parasysh pandeminë, janë të kënaqur me turistët e huaj
 
“Kemi pritur  se do të kemi  më shumë turistë të huaj, por sërisht  u rikthyen një pjesë prej tyre. Turistët nga Holanda dhe Polonia  u rikthyen  në numër më të vogël. Besoj se vitin që vjen do ti kemi të gjithë tursitët  në tregun tradicional.”, tha Vlladimir Gramatikov, kryetari i Оdës së Turizmit.
 
Moto e këtij viti e Organizatës Botërore të Turizmit për Ditën Botërore ,  është "Turizmi për rritje gjithëpërfshirëse" dhe kjo është një mundësi për të shikuar përtej statistikës për turizmin dhe për të pranuar se, pas çdo shifre, qëndron vendi i punës së një qytetari 
 
FARIJEDAUTI BAKIU