Forum biznesi mes Maqedonisë dhe Turqisë

11.12.2014 14:36

Vendosja e kontakteve afariste midis kompanive të Maqedonisë dhe të Turqisë është qëllimi i forumit të biznesit të Maqedonisë dhe Turqisë që sot mbahet në Shkup, në organizim të Odës Ekonomike të Maqedonisë, në bashkëpunim me Unionin e Industrialistëve dhe Biznesmenëve nga Dosemealti i Antalisë në Turqi....

Rajoni i Dosemealtit është i njohur për prodhimin dhe përpunimin e xeheve dhe mermerit, repromaterialeve për ndërtimtari, prodhimin e materialeve kimike dhe të tekstilit, ndërsa në veçanti janë të njohur për nga Dosemealti-qilimat nomad, prodhimi i substancave kimike për pishina dhe banja, industria metalike etj.

Është planifikuar të mbahen biseda bilaterale midis kompanive të më shumë sektorëve ekonomik të industrisë metalike, të tekstilit, për prodhimin dhe përpunimin e mermerit, të ndërtimtarisë, disejnit, arkitekturës, auto-industrisë, të sektorit ushqimoro-bujqësor, sektorit të transportit, shërbimeve konsalting, mjekësisë, tregtisë, turizmit etj.