Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, VMRO-DPMNE fillon fushatën nga Ohri

27.09.2021 16:22

VMRO-DPMNE-së tubimi i parë zgjedhor sonte e mbajnë në Teatrin Antik në Ohër...

VMRO-DPMNE-së tubimi i parë zgjedhor sonte e mbajnë në Teatrin Antik në Ohër, ndërsa ditën e dytë vazhdojnë në Vevçan, Debarcë, Strugë dhe Resnjë. Gjatë ditës me aktivitetet e tij ka filluar kandidati për kryetar të komunës së Manastirit nga VMRO-DPMNE, që nisi i fushatën e tij zgjedhore në Shirok Sokak dhe njëherit  prezantoi edhe kandidatët  për këshillëtarë komune. Me slloganin “Krijo një të ardhme të re” të gjithë të gjithë së bashku u zotuan se do t’i realizojnë premtimet zgjedhore për të shënderuar Manastirin në një qytet urban dhe modern ku të gjithë do të jenë të barabarët dhe do të kushte më të mira për jetes. Infrastruktura rrugore, investimet dhe punësimet janë në fokus të prioriteteve të tij.
 
“Tani është momenti që t’ju bëj thirrje që bashkërisht të bëjmë atë që duhet për këtë qytet. Të sjellim investime të reja ku do të punësohen qytetarët e manastirit, ti ndihmojmë kompanitë vendase të cilët dëshirojë të biznese të reja por që mundohen me vështirësi me gjëra byrokratike. Të japim shancë Manastiri të jetë qytet urban, të ndërtojmë rrugë të reja dhe ti rekonstrojmë infrastrukturën tjetër rrugore. Prioriteti ynë poashtu është që Manastirin ta gasifikojmë, unë e di se ky është hap i madh për të siguruar një Manastir i pastër, mirëpo është hap i cili premtojë se do ta realizojmë, ndërsa fëmijëve tanë u nevojiten shkolla bashkohore. Blic Të nderuar qytetarë unë jam person i cili gjithmon u qasem qytetarëve me respekt dhe dinjitet. Për mua recepti i suksesit gjithmonë ka qenë shumë i thjesht, të punojë në mënyrë profesionale cilësore dhe në kohë, të punojë në mënyrë jo selektive dhe pa favorizimin e disa  individëve. Hajde së bashku me mua ta kthejmë Manastirin në duart e qytetarëve, ta bëjmë Manastirin të jetë qytet i manastirasve e jo qytet- firma.”, tha Toni Konjanovski, kandidat për kryetar komune në Manastir - VMRO-DPMNE.
 
Konjanovski premtoi se do t’i kushtojë vëmendje të madhe sportit dhe kulturës në Manastir. Tha se do t’i aderojë, vlerësojë dhe punojë për sportistët dhe se do të krijojë më shumë fusha të sportit në këtë qytet. Poashtu tha se ky qytetet ka shumë nevojë për ndërtimin e më shumë shtigjeve për biçiklet dhe gjelbërime. Për këto dy fusha premtoi ai, ka plan progam të qartë se si do të arrijë.  Konjanovski u zotua se të gjitha projektet e tij do t’i realizojë në përputhje të kornizave ligjore dhe dhe në bashkëpunim me ekpertët dhe njohësit e fushave, ndërsa tha se gjithmonë do t’i dëgjojë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.  
 
Para kandidatimit të tij, Toni Konjavoski për katër vite ishte këshilltar në komunën e Manastirit, ndërsa idenë për tu kandiduar për “njeriun e parë” të kësaj komune i ka ardhur si rezultat i nevojës dhe dëshirës së disa qytetarëve dhe nevojës për ti ndryshuar dhe përmirësuar kushtet në këtë qytet. Përndryshe Toni Konjanovski me profesion është mjek për tre dekade me radhë në këtë qytet. Sipas programit të shpallur të VMRO DPMNE-së tubimi opozitar në Shkup është caktuar për më 10 tetor, ku VMRO mbështet kandidaten e pavarur arsovska, ndërsa fushatën opozita e e përfundon në Shtip më 15 tetor.
 
REXHEP QAMILI