Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, LSDM nis fushatën nga Manastiri
27.09.2021 16:27
Koalicioni "Më i miri për komunën time", i drejtuar nga LSDM, fushatën zyrtare për zgjedhjet e 17 tetorit, e nis nga Manastiri.....

Koalicioni "Më i miri për komunën time", i drejtuar nga LSDM, fushatën zyrtare për zgjedhjet e 17 tetorit, e nis nga Manastiri. Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, premton fushatë pozitive. Kreu i LSDM-së Zoran Zaev vizitoi sot rajonin e Prespës, nga ku u zotua se do të udhëheqin fushatë gjatë të cilës do të japin llogari për projektet e realizuara dhe do të shpalosin plan programet për drejtimin e ardhsëm 4 vjecar të komunave
“Këto janë zgjedhje të personaliteteve, programeve dhe ideeve dhe në rrethana të tilla është detyrë e jona dhe i të gjithë pjesëmarësve në këto zgjedhje që të udhëheqin një fushat pozitive... Brenda katër viteteve të fundit kemi shumë çka për t’u lavdëruar dhe për t’u dalë para qytetarëve, për të gjitha proektet e realizuara në vlerë prej 550 milion eurove, që janë mbështetje direkte nga Qeveria për pushtetin lokal. Koha në vazhdim na jep çdo arsyje për të besuar se do të jetë edhe më mire, se do të ketë shumë projektet tjera dhe se jeta në viel lokal do të jetë më joshëse, para se gjithash për të rinjtë që të qendrojnë këtu. Në mandatin e ardhshëm katërvjeçar do të përfundojm infrastrukturën e nevojshme lokale, ujësjellësin, kanalizimet, impiantet e trajtimit të ujit, rrugët lokale dhe gjithçka tjetër, por dhe do të dominojë edhe zhvillimi ekonomik.”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Programin e tij zgjedhor e ka shpalosur sot edhe kandidati i LSDM-së për komunën e Ohrit, Konstantin Georgievski. Ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për më e mira për qytetin për një ekip që është fort në rrugën e ndryshimit. Ohri është më shumë se vetëm një qytet, Ohri është një trashëgimi botërore dhe krenari kombëtare. Së bashku me ju, ekipi im dhe unë , jemi krenarë që si brez kemi dëshmuar se mund të përdorim shansin historik - për të ruajtur pasurinë që na është lënë në trashëgimi. Rezultatet e punës sonë janë të dukshme, ne kemi arritur shumë, por tani është koha për të vazhduar arritjen e qëllimeve tona, për t'u zotuar se do të punojmë edhe më shumë për interesat e qytetit, tha Georgieski.
“Ne arritëm të arrijmë misionin tonë më të rëndësishëm, e ai është realizimi i procesit të lirimit të borxhit të komunës, i cili përmbushi një premtim të madh për ju.. Janë bërë investime serioze kapitale në qytet për rindërtimin e rrugëve të rëndësishme të qytetit, një sërë projektesh në shkollat e qytetit, qëndrueshmëria është demonstruar në përmbushjen e rekomandimeve të UNESCO -s. Bazuar në nevojat e komunitetit gjatë mandatit të ardhshëm ne sjellim zgjidhje të reja dhe cilësore për çdo qytetar për të marrë kushte më të mira në mjedisin e tyre, projekte për infrastrukturë më të mirë dhe planifikim urban, mbrojtje të mjedisit, turizëm modern, zhvillim më të shpejtë ekonomik lokal dhe të rinj socialë siguria, programi ynë bazohet në nevojat tuaja dhe në vizionet realiste.”, tha Konstantin Georgievski, kandidat për kryetar të Ohrit- LSDM.
I pyetur pse LSDM e fillon fushatën zgjedhore në qytetin e Manastirit dhe takimet e para në Demir Hisar, Zaev tha se agjendet politike të partive bëhen në koordinim me gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje që të mos ketë përputhje të fushateve të disa partive në një qytet. Dita e dytë e fushatës zgjedhore LSDM e vazhdon në kryeqytet.
REXHEP QAMILI
