Maqedoni

13 viktima dhe 112 raste të reja me Covid 19

27.09.2021 16:48

Gjatë 24 orëve të fundit betejën me Covid-19 e kanë humbur 12 pacientë....

Gjatë 24 orëve të fundit betejën me Covid-19 e kanë humbur 12 pacientë. Sipas regjistrit të vdekjeve me diagnozë të KOVID-19 nga Termini im, u raportua edhe për një person tjetër të vdekur me datën 25.09.2021. 
 
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.726 teste të kryera janë regjistruar 112 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 82 vetëm në Shkup.
 
Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 419 pacientë. Aktualisht në vendin tonë janë 12.017 raste aktive.