Botë
Stano: Dialogu Kosovë Serbi në Bruksel s’ka mbaruar, palët të takohen sa më shpejt
27.09.2021 17:06
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, thotë se hapi i parë pozitiv në zgjidhjen e situatës në mes Kosovës dhe Serbisë...

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, thotë se hapi i parë pozitiv në zgjidhjen e situatës në mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë shkuarja e negociatorëve kryesorë të dy vendeve në Bruksel.
“Ne jemi atje duke ofruar shërbimin tonë më të mirë dhe vullnetin më të mirë për t’i ndihmuar Kosovën dhe Serbinë. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë ta bëjmë këtë, prandaj përfaqësuesi më i lartë i BE-së, Josep Borrell, dje në deklaratën e tij propozoi takimin e të dy kryenegociatorëve për të ardhur në Bruksel në ditët në vijim si hapi i parë pozitiv për të gjetur zgjidhjet për mosmarrëveshjen diskrete që përshkallëzoi situatën sepse ajo që është urgjente është përshkallëzimi i situatës”. Tha se mbesin të përkushtuar për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. “Ne jemi duke u munduar që t’ju ndihmojmë të gjejnë kompromisin e nevojshëm për t’i dhënë fund të gjitha çështjeve të hapura që kanë mes vete” deklaroi Stano.
