Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, E Majta fillon fushatën nga Shkupi

27.09.2021 17:25

Kandidati i pavaruir për Kryetar të Qytetit të Shkupit I përkrahur nga E Majta Petar Georgievski Kamikaza,

Kandidati i pavaruir për Kryetar të Qytetit të Shkupit I përkrahur nga E Majta Petar Georgievski Kamikaza, potencoi se nga sot ka filluar një luftë që do ta bëj për të gjithë qytetarët e Shkupit. Me slloganin Shkup të dua Kamikaza potencoi se qyteti ynë ka përjetuar gjithçka, duke filluar nga vapa, I ftohti okupimet, zjarret  dhe tërmete. Por për dallim prej së kaluarës  sot po përballet me sëmundjen më të vështirë korrupcionin i cili rrezikon jetën tone por edhe të  gjeneratave që vine pas. Ai më tej shtoi se korrupcioni i të ashtuquajturve lider, na shpie deri në tehun e shkatërrimit, ku të rinjët janë absolutisht të pashpresë dhe  cdo ditë e më shumë shpërngulen nga vendi ynë. Është koha që gjenerata e reja të dine se Shkupi është qytet me vlera dhe do të zotohem që Shkupi të jetë sërisht metropol tha Georgievski. 
 
“Mbaj mend një kohë jo shumë moti që kur qytetarët e Shkupit shëtësnin në rrugët e metropolit maqedonas me krenari, kur Shkupi ishte qytet idilik, vatër e kulturës, artit   dhe jetës urbane në qytet. Është koha që tua rikujtojmë dëmtuesve se e kujt është kjo shtëpi, I kujt është ky qytet. Është  koha që të pastrojmë bërllogun nga rrugët e kryeqendrës por edhe nga administrate shtetërore . Koha është që tua rikujtojmë gjeneratave të vjetra kujtimet e bukura të paharueshme dhe tu mundësojmnë të rinjëve  të krijojnë vlera të reja.  Mundemi por dhe duhet patjetër ta bëjmë Shkupin metropol sërisht. Kësaj rradhe edhe më të bukur por edhe më të ndiçuar. Në vitet e nëntëdhjeta arrita të ngjall produksionin muzikor maqedonas dhe kompania ime Kajallis me sukses vepron veçmë 20 vite. Para disa vitesh u riktheva nga e ashtuqujatura vdekje fizike por me votën tuaj sërisht do të ringjall qytetit tone të lindjes, sepse unë qyteti im i dashur të dua.”, tha Petar Georgievski, kandidat i pavarur - Shkup i përkrahur nga E Majta
 
Përkrahja e qytetarëve është tejet e rëndësishme theksoi Kandidati I pavarur për Kryetar të Qytetit të Shkupit i përkrahur nga E Majta Petar Georgievski Kamikaza, i cili ftoi qytetarët në zgjedhjet lokale të rrethojnë numrin 15. 
 
FLUTURA LATIFI