Botë
Nju Jork, 5 persona plagosen duke përfshirë dhe sulmuesin
27.09.2021 18:46
Nga të shtënat me armë zjarri në Menheten, Nju Jork mëngjesin e sotëm mbetën të plagosur 5 persona...

Nga të shtënat me armë zjarri në Menheten, Nju Jork mëngjesin e sotëm mbetën të plagosur 5 persona duke përfshirë edhe sulmuesin I cili u qëllua nga policia.
Sipas dëshmitarëve një grup njerëzish ishin duke ecur në rrugë kur një person ndaloi para tyre dhe filloi të shtijë me armë zjarri. Policia deklaroi se sulmuesi,rreth të 30-tave u qëllua në këmbë pas sulmit por motivet mbesin ende janë të panjohura. Të lënduarit janë dërguar në spital.
