Ekonomi

KRRE: Derivatet e naftës më çmime të reja

27.09.2021 19:13

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit solli vendim me të cilin çmimet me pakicë të benzinës...

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit solli vendim me të cilin çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të ulen për 1 denarë për litër, ndërsa ato të EURODIESEL (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë (EL-1) do të rriten për 1 denarë.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 72 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 74, EURODIESEL BS (D-E V) për 63, dhe vaji ekstra i lehtë 1 (EL-1) për 65 denarë. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet me 0.599 dhe do të kushtojë 39.780 denarë për kilogram.

KRRE informon se në shtatë ditët e kaluara, çmimet referuese në bursat botërore mesatarisht u ulën vetëm për benzinën me 3.175%, ndërsa nafta pati një rritje prej 1.873%, vaji ekstra i lehtë pati rritje prej 1.964% dhe mazuti pati ritje prej 1.141 %.
 
Çmimet e reja të derivateve hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme.