Fushata zgjedhore, partitë politike shpalosin ofertat e tyre
Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021....

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 të 17 tetorit zyrtarisht filloi dje dhe do të zgjas deri më 15 tetor në mesnatë. Partitë politike dhe kandidatët e pavarur tanimë i kanë paralajmëruar aktivitetet e tyre.

BDI e ka nisur fushatën “Zgjidh jetë, voto blertë” në Gostivar, ndërsa sot ofertën do ta shpalosë në Tetovë, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa fushatën me sloganin “Pastër”e filluan nga Sheshi “Skënderbeu” në Shkup ndërsa sot ofertën do ta prezentojnë në Likovë, Lëvizja Besa me sloganin “Me ka krejt” fushatën e ka filluar nga Shkupi, ndërsa sot ofertën do ta shpalosë në Kumanovë.

PDSH me sloganin “Me më të zotët ka shpresë!”, fushatën zgjedhore e nisi nga Tetova, ndërsa sot programin do ta shpalosë në Bërnjarcë.

Me sloganin “Më e mira për komunën time”, LSDM e filloi fushatën në Manastir, ndërsa sot programin e tyre do ta prezantojnë në Petrovec. VMRO – DPMNE me sloganin “Krijo ardhmëri të re” e filloi fushatën në Ohër, ndërsa sot ofertën do ta shpalosin në rajonin e Strugës.
