MSH, 69 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës

28.09.2021 11:04

Ministria e Shëndetësisë....

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 7.207 qytetarë, 1.820 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 721.156 persona.

Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.505.469 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 721.156 qytetarë.

Nga Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftojnë se dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit e kanë pranuar 69 persona.