Regjistrimi i popullsisë, 1.695.549 persona në vend, 199.819 në Diasporë

28.09.2021 11:44

Kanë mbetur edhe vetëm 2 ditë...

Kanë mbetur edhe vetëm 2 ditë deri në përfundimin e procesit më të rëndësishëm statistikor në vend.

Nga Enti Shtetërorë për Statistika njoftojnë se përfshi ditën e djeshme deri në ora 20:00, janë regjistruar 1.695.549 persona, 526.605 amvisëri dhe 752.916 banesa. Mundësinë për tu regjistruar online në diasporë e kanë shfrytëzuar 199.819 qytetarë. 

Përveç në shtëpitë e tyre, qytetarët mund të regjistrohen edhe në pika të caktuara në komunat e tyre, pika këto të autorizuara nga Enti Shtetërorë për Statistika. 

Deri më 30 shtator, do të mund të regjistrohet online edhe diaspora. 

Qytetarët nga diaspora, që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit  e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin në fjalë.