Zgjedhjet Lokale 2021, PDSH mbajti tubim në Moranë

28.09.2021 12:38

PDSH ka nisur nga Morana aktivitetet e fushatës zgjedhor...

PDSH ka nisur nga Morana aktivitetet e fushatës zgjedhore. Kërkuan votë për kreun aktual dhe premtuan më shumë investime në 4 vitet e ardhëshme.

“Ju lus sinqerisht të flitni me gjith bashkëqytetarët edhe me ata që i vlersoni se nuk janë me neve,të keni durimin që ti ndëgjoni edhe vërejtet e tyre por  në fund ju thoni një fjali: I pakrahasueshëm është Azemi me të tjerët. Pa marrë parasysh se cfarë funskioni kanë patur kurrë nuk ju ka interesuar zhvillimi i kësaj ane. Për ne për shqiptarët në përgjithësi është jashtëzakonisht e rëndësishme që këto toka tona ku jetojnë vëllezërit dhe motrat tona të kemi përkujdesje të pandërprerë” – tha Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

“Ndërtimi i rrugëve lokale në fshatin Batincë, Dreshnicë 2 km asfaltim, ndërtimin e rrugëve lokale në Studeniçan, afër 2.5 km, ndërtimin e rrugës së re për fshatin Moranë e cila do të lidhet me rrugën regjionale 1.5 km dhe për të gjitha këto që i përmenda i kemi sigurar mjetet nga Banka Botërore nëpërmjet ministrisë së Transportit. Me mjete të sigurara nga TAV Maqedoni këto ditë do të fillojmë ujësjellësin në fshatin Koliçan të Poshtëm. Do të vazhdojmë të ndërtojmë rrugët lokale nëpër vendbanimet më të mëdhaja por edhe rrugët lokale që lidhin vendbanimet e fshatrave të Malësisë sipas projekteve që i kemi përgatitura. Shkolla e mesme do të jetë përsëri prioritet dhe tani kemi premtime serioze nga miqtë e mi të Turqisë ku së shpejti do të jemi në programin finansiar nga TIKA” – deklaroi Kandidati për Komunën e Studeniçanit nga rradhët e PDSH-së, Azem Sadiki.