Koreja e Veriut nuk i ndal provokimet, lëshon një tjetër raketë

28.09.2021 12:54

Koreja e Veriut ka lëshuar raketa....

Koreja e Veriut ka lëshuar raketa me rreze të shkurtër në drejtim të bregut lindor të martën, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut.

Testimi ndodhi kur ambasadori i Koresë së Veriut tha në Kombet e Bashkuara se asnjëri nuk mund ta dënojë të drejtën e Penianit për vetëmbrojtje dhe të testojë armë.

Më herët gjatë këtij muaji, Peniani ka testuar raketa balistke dhe ato të komanduara. Por disa ditë më parë, Koreja e Veriut ka shprehur gatishmëri të angazhohet në bisedime me Korenë e Jugut.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një deklaratë për mediet, të martën tha se ajo ishte në dijeni të lëshimit të raketave, por nuk paraqiti një kërcënim për personelin e ushtrisë amerikane ose aleatët e saj.