Chicago Bulls fitoi me lehtësi kundër Nets
Chicago Bulls regjistroi fitoren e 13-të sezonale në NBA, pasi kaloi lehtësisht me shifrat 105-80 në "United Center" të Ilinoisit, Brooklyn Nets....

Derrick Rose spikati me 23 pikë të realizuara, ndërsa spanjolli Pau Gasol shtoi 16 pikë të tjera pwr fitoren e Cikagos duke reghistruar suksesin e radhës.
Megjithatë Chicago nuk e kishte edhe aq të thjeshtë në fillim pasi Deron Williams realizoi një gjuajtje nga vija për tre pikë duke u dhënë miqve avantazhin 17-6 kur kishte kaluar gjysma e periudhës së parë.
Sfida përfundoi me fitoren e Chicagos 105-80 ndërkohë që Butler e mbylli takimin me 18 pikë, në krahun tjetër më i miri për Brooklyn Nets rezultoi Deron Williams me 17 pikë dhe 5 asist.
Në sfidat e tjera bie në sy suksesi i 14 radhazi për Golden State Warriors. Skuadra nga Oakland kaloi edhe Houston Rockets me rezultatin 105-93 kjo falë edhe lojës së shkëlqyer të dyshes Curry-Thompson që koleksionuan sëbashku 41 pikë 11 asist dhe 11 kërcime.
Në takimet e tjera u arritën këto rezultate: Portland - Minnesota 82:90, Miami - Denver 82:102, New Orleans - Dallas 107:112, New York - San Antonio 95:109.