Botë
28 shtatori - Dita e Boshnjakëve, kurora lulesh para përmendores së gjenocidit
28.09.2021 14:07
Me rastin e 28 shtatorit, ditës së boshnjakëve në RMV, vendin e vizitoi anëtari i kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq....

Me rastin e 28 shtatorit, ditës së boshnjakëve në RMV, vendin e vizitoi anëtari i kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq. Ai me këtë rast vendosi kurora lulesh në përmendoren e gjenocidit të Srebrenicës në Çair. Xhaferoviq theksoi se boshnjakët janë popull që i respektojnë shtetet ku jetojnë, sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial.
“Në këtë ditë janë përmirësuar disa padrejtësi historike, është kthyer emri historik i popullit tonë, boshnjak. Është kthyer gjuha jonë, gjuha boshnjake. Këto janë vendime të mëdha historike dhe epokale dhe prandaj kjo ditë 28 shtatori me të drejtë e mban emrin dita e boshnjakëve. Dua ta falënderoj parlamentin që miratoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.”,- tha anëtari i kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq.
Me ndryshimet ligjore për shënimin e fetave, më 8 shkurt të vitit 2007 Kuvendi I Maqedonisë së Veriut, 28 shtatorin e shpalli si dita e boshjakëve.
BELINDA KOKA ADEMI
