Maqedoni

Situata me Covid-19 në Tetovë, mjekët: Numri i infektimeve shënon rënie

28.09.2021 14:45

Javën e fundit në Tetovë është ulur numri i të infektuarve me Covid-19....

Javën e fundit në Tetovë  është ulur numri i të infektuarve me Covid-19. Në Spitalin e Tetovës për momentin të hospitalizuar me Covid-19 ka 15 persona të gjithë me terapi oksigjeni, vetëm dy persona gjatë 24 orëve të fundit nuk e kanë fituar luftën me Covidin. Mjekja  Miranda Pajaziti thotë se edhe pse numri i të infektuarve ka rënie, përsëri qytetarët duhet të kenë kujdes.
 
“Këtë javë kemi 15 të hospitalizuar, të gjithë me oksigjen terapi dhe gjendje stabile. Brenda natës kemi pasur dy fletlëshime dhe as një pranim. Fatkeqësisht kemi dy viktima të dy  kanë ardhur në fazën terminale këtu tek ne. Numri bije, brenda natës kemi pasur 30 kontrolle me simptoma te lehta. Apelojmë përsëri për respektim të masave. Lusim qytetarët të respektojnë masat pasi shëndeti është mbi të gjitha.”,- tha Miranda Pajaziti nga qendra Covid - Tetovë.
 
Në Spitalin e Tetovës për momentin nuk ka fëmijë të infektuar me Covid-19, edhe pas fillimit te shkollave me prani fizike. Pajaziti bën apel deri tek qytetarët që të vaksinohen, të respektojnë protokollet  sepse me stina e vjeshtës shoqërohet nga virus të ndryshëm sezonal. Sipas Pajazitit, qytetarët të cilët shohin sa do pak simptomat të paraqiten tek mjeku ma me qellim që të bëhet preventimi i sëmundjes para se ajo të marr hov.
 
VISAR SADIKI