Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Lëvizja “Besa” mbajti tubim në Shkup

28.09.2021 14:57

Me moton “Me ka krejt”, Lëvizja “Besa” nisi fushatën për zgjedhjet lokale....

Me moton “Me ka krejt”, Lëvizja “Besa” nisi fushatën për zgjedhjet lokale. Ata ftuan votuesit të mbështesin kandidatët e tyre duke premtuar ekspertë për të zgjidhur problemet e qytetarëve.
 
“Ju ofrojmë kryetarë me të cilët do të bashkëqeverisni, kryetarë të cilët do të hapin derën e komunës për ju, kryetarë të cilët do t’i zgjidhin problemet tuaja, kryetarë të cilët do të ndajnë të mirën dhe të keqen me ju. Ne ju ofrojmë kryetarë të ndershëm, besimtarë të ndërgjegjshëm dhe njerëz të cilët e dinë çfarë është përgjegjësia. Mbi të gjitha kemi përzgjedhur kandidatë të cilët janë ekspertë në aspekti profesional me përvojën e duhur.”,- tha kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami.
 
“Për dallim prej gjithë të tjerëve kërkojmë vetëm shans, kërkojmë vetëm shans sepse nuk vijmë  me fjalë të mëdha, vijmë me vepra të realizuara bile më shumë se sa kemi pasur premtuar. Na jepni shans se nuk do të zhgënjeheni. Ne bazohemi vetëm në forcën e qytetarëve shqiptarë në forcën e njerëzve që jetojnë frymojnë dhe veprojnë me besë, prandaj faqebardhë kërkojmë besimin.”,- deklaroi shefi i Shtabit Zgjedhor të Lëvizjes “Besa”, Arijanit Hoxha.
 
Lëvizja “Besa” garon me 11 kandidatë për kryetar dhe 23 lista për këshilltarë komunal përfshi edhe qytetin e Shkupit. 
 
NAIM RAMADANI