Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, “Të vendosur për ndryshim” - vizioni për Shkupin

28.09.2021 15:22

Lëvizja “Të vendosur për ndryshim”,e udhëhequr nga LDP dhe DOM, mbajti tubimin e parë në Shkup....

Lëvizja “Të vendosur për ndryshim”,e udhëhequr nga LDP dhe DOM, mbajti tubimin e parë në Shkup. Thonë se janë të vendosur për të sjellë ndryshime në të gjitha komunat, për një jetë të shëndetshme dhe cilësore. Sipas tyre, rreth këtij opsioni është mbledhur një grup i fuqishëm politik me  individë të fortë, intelektualë, njerëz që mendojnë me kokën e tyre. Ne duhet t’ia kthejmë shkëlqimin  kryeqytetit, tha kandidati i pavarur për Shkupin, që mbështetet nga LDP-DOM, Arben Shaqiri.
 
“T`u tregojmë atyre pas 30 viteve se mund të keni kryetar komune më të mirë. Si kandidat jopartiak i mbështetur nga DOM dhe LDP. Unë nuk jam as tepër i zgjuar, as më i mençuri dhe as më i bukuri, por jam thellësisht i bindur se do të jem kryetari më i sinqertë, më i virtytshëm që ka pasur ndonjëherë ky qytet. Dhe premtoj. Kjo është arsyeja pse unë u bëj thirrje atyre më 17 tetor që ta çojnë këtë votë atje ku ju ndikoni. Ta jepni votën për koalicionin tonë. Të gjithë së bashku të jemi të vendosur për ndryshime.”,- tha kandidati i pavarur për Shkupin, i mbështetur nga LDP-DOM, Arben Shaqiri.
 
Tanimë është koha që më në fund t’i digjitalizojmë komunat tona,  sepse ne dhe brezat që vijnë pas nesh duam të jetojmë në mjedise moderne, tha kryetarja e DOM-it, Maja Moraçanin.
 
“Qytetarët janë ata që vendosin në fund se kujt do t'ia japin besimin e tyre për t'i përfaqësuar dhe punuar në interesin e tyre. Nuk ekziston asnjë lloj marrëveshje, as për lojëra të shfrytëzimit. Për ne, demokracia është e shenjtë,  zëri i çdo qytetari është i shenjtë. Unë besoj se qytetarët do ti njohin këta vlera dhe do të inkuadrohen në këtë lëvizje dhe keni mundësi që gjatë fushatave  të gjithë ti njohin këta njerëz rreth meje. Të flisni me ta, t’i tregoni problemet e juaja, të ofroni zgjedhje që mendoni se janë më të përshtatshme.”,- u shpreh kryetarja e DOM-it, Maja Moraçanin.
 
Lëvizja “Të vendosur për ndryshim”, garon me 18 kandidatë për kryetarë komune dhe 51 lista këshilltarësh.
 
SEDAT SELIMI